Kurti takohet me Kos: Kosova dëshmoi progres, meriton statusin e vendit kandidat

13:54 | 21 Janar 2026
kurti-takohet-me-kos:-kosova-deshmoi-progres,-meriton-statusin-e-vendit-kandidat

Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri në detyrë  Albin Kurti, ka zhvilluar takim meKomisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos.

Gjatë takimit, siç bëhet e ditur në një njoftim për media të zyrës së Kurtit, u diskutua për progresin ekonomik dhe avancimin demokratik të Kosovës, si elemente kyçe në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

“Raporti i Vendit i Komisionit Evropian për vitin 2025 dëshmoi se Kosova ka vazhduar progresin në integrimin evropian. Asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk ka qenë më i përgatitur në momentin e marrjes së statusit të vendit kandidat, andaj edhe progresi demokratik i Kosovës meriton të vlerësohet me këtë status”.

Në takim u diskutua edhe rreth situatës gjeopolitike, Planit të Rritjes, bashkëpunimit rajonal dhe aktualitetit.

“Sa i përket bashkëpunimit rajonal, kryeministri Kurti theksoi se Kosova luan rol aktiv dhe konstruktiv dhe mbështet integrimin më të gjerë ekonomik të rajonit bazuar në vlerat dhe standardet e Bashkimit Evropian”, theksohet më tej në njoftim

Komento: