
Mbi vendin tonë moti sot do të jetë i vranët, vende-vende me riga shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në viset e larta parashihen fjolla bore.
IHMK-ja bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 e deri në – 1 gradë Celsius, derisa ato maksimalet e ditës parashihen të jenë nga 3 e deri në 5 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi nga 1 e deri në 5 metër për sekond.