U “kap” me një tifoz, Spalletti zbulon se çfarë biseduan: Më tha t’i largoja gjithë lojtarët..!

09:12 | 22 Janar 2026

Skuadra e Juventusit mbrëmë shënoi fitore 2:0 ndaj Benficas në ndeshjen e vlefshme për UEFA Champions League.

Luciano Spalletti u kap nga kamerat duke diskutuar me një tifoz që ishte ulur mbrapa bankës rezervë, shkruan Indeksonline

Trajneri italian në konferencë pas ndeshjes tregoi se çfarë bisedoi me tifozin.

Ai tha se, ky tifoz kërkoi që t’i largonte gjithë lojtarët.

“Më tha t’i largoja gjithë lojtarët nga loja. I thashë se unë kam në dispozicion vetëm pesë ndërrime”, u shpreh Spalletti pas ndeshjes.

Kujtojmë që tekniku italian nuk i dha minuta mbrëmë futbollistit kosovar, Edon Zhegrovës.

Komento: