Urdhërohet ekzaminimi psikiatrik për djalin që dyshohet se vrau nënën e tij

12:56 | 22 Janar 2026
urdherohet-ekzaminimi-psikiatrik-per-djalin-qe-dyshohet-se-vrau-nenen-e-tij

I është caktuar një muaj paraburgim 30 vjeçarit, i cili dyshohet se e ka vrarë nënën e tij në Restelicë të Dragashit.

Në njoftimin e Gjykatës bëhet e ditur se është urdhëruar ekzaminimi psikiatrik për të dyshuarin.

Ky ekzaminim duhet të kryhet sa më shpejtë që të jetë e mundur, por jo më gjatë se afati prej dy javësh nga dita e lëshimit të urdhëresës.

“Pas kryerjes së ekzaminimit, raporti dhe ekspertiza, ti dorëzohet  Prokurorinë Themelore Prizren, dhe Gjyqtarit të procedurës paraprake”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Komento: