KQZ sqarohet pse është “ndalur” rinumërimi i vendvotimeve të Podujevës

14:26 | 22 Janar 2026
kqz-sqarohet-pse-eshte-“ndalur”-rinumerimi-i-vendvotimeve-te-podujeves

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar se përse në komunën e Podujevës nuk është duke u zhvilluar rinumërimi.

Sipas të dhënave në platformën e KQZ-së për rezultate, nga kjo komunë janë rinumëruar 11 nga 110 vendvotime dhe kjo gjendje është që para datës 19 janar 2026.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka sqaruar që para kësaj date nuk ka ndryshuar numri i vendvotimeve të rinumëruara.

Komento: