1 muaj paraburgim për të dyshuarin që tentoi ta vrasë ish bashkëshorten në Pejë

14:56 | 22 Janar 2026
1-muaj-paraburgim-per-te-dyshuarin-qe-tentoi-ta-vrase-ish-bashkeshorten-ne-peje

Gjykata Themelore në Pejë ia ka caktuar një muaj paraburgim E.I. që dyshohet se tentoi ta vrasë ish bashkëshorten e tij.

Ai dyshohet për veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”.

“Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, me gjyqtarin e procedurës paraprake Shaqë Curri, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji ndaj të pandehurit E.I., pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda. Masa e paraburgimit është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri E.I. ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, nga neni 173 paragrafi 1, nënparagrafi 1.3, lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Veprimi dyshohet se është kryer ndaj ish-bashkëshortes së tij, dhe paraburgimi është caktuar mbi bazën e kushteve ligjore të parapara me Kodin e Procedurës Penale. Paraburgimi i është caktuar nga data 20.01.2026, ora 13:50, dhe do të zgjasë deri më 19.02.2026, ora 16:00.”

Komento: