
Dorina Rudi po përballet me një betejë të rëndë për jetën, pasi është diagnostikuar me adenokarcinomë të mushkërive, sëmundje e cila ka metastazuar në kokë dhe në eshtra.
Aktualisht, ajo po trajtohet në Spitali Koç, ku mjekët kanë rekomanduar trajtim të specializuar dhe urgjent. Megjithatë, kostoja totale e këtij trajtimi arrin në rreth 170 mijë euro, një shumë që familja e Dorinës nuk ka mundësi ta përballojë e vetme.
Familjarët dhe miqtë kanë bërë thirrje publike për ndihmë, duke apeluar tek qytetarët, bizneset dhe diaspora që të kontribuojnë financiarisht, në mënyrë që Dorina të ketë mundësinë të vazhdojë trajtimin dhe të rikthehet në një jetë normale me shëndet të plotë.
Për këtë qëllim është hapur edhe një fushatë bamirësie në platformën GoFundMe, ku çdo kontribut, sado i vogël, konsiderohet jetik për vazhdimin e trajtimit të saj.
“Çdo ndihmë ka rëndësi të madhe. Bashkë mund t’i japim Dorinës shpresë dhe mundësinë për të jetuar”, thuhet në apelin e familjes.
Të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë, mund të kontribuojnë përmes linkut të GoFundMe:
https://www.gofundme.com/f/ta-ndihmojm-dorina-rudi?fbclid=IwY2xjawPgHuJleHRuA2FlbQIxMQBicmlkETFqOTZLYkJVVmk4YUZMOUZlc3J0YwZhcHBfaWQQMjIyMDM5MTc4ODIwMDg5MgABHohPmbrvfE9TFyVzLPRr-n3UDp2Q4tcvJ4BneHFb023CP1_gnbuMXG3CULTu_aem_lZbej1cDrYiiC31ZQwr_nQ