Raportohet se nuk ka vend në burgje për 100 të arrestuarit për vjedhjen e votave në Prizren

11:26 | 23 Janar 2026
raportohet-se-nuk-ka-vend-ne-burgje-per-100-te-arrestuarit-per-vjedhjen-e-votave-ne-prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka nisur mëngjesin e sotëm një aksion të gjerë kundër keqpërdorimit të votave dhe mashtrimit zgjedhor.

Si rezultat i operacionit, rreth 100 persona janë arrestuar, ka mësuar Paparaci nga burimet brenda sistemit prokurorial.

Megjithatë, aksioni ka nxjerrë në pah një problem: mungesën e hapësirave për ndalim.

Prokuroria është njoftuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës se aktualisht nuk ka kapacitete të mjaftueshme për sistemimin e të gjithë të arrestuarve në qendrat e ndalimit.

Burime bëjnë të ditur se Prokuroria dhe SHKK janë në komunikim të vazhdueshëm për gjetjen e një zgjidhjeje emergjente.

Hetimet e Prokurorisë së Prizrenit ndërlidhen me keqpërdorimin e votave të kandidatëve për deputet, i cili doli në pah pas rinumërimit të vendvotimeve në këtë komunë.

Komento: