Dyshimet për manipulim me vota në Prizren: Ndalohen për 48 orë personat e shoqëruar në Polici

11:26 | 23 Janar 2026
dyshimet-per-manipulim-me-vota-ne-prizren:-ndalohen-per-48-ore-personat-e-shoqeruar-ne-polici

Policia e Kosovës ka konfirmuar se, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, po zhvillon një operacion lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave.

Sinjali më herët nga burime të besueshme ka bërë të ditur se është konfirmuar masa e ndalimit prej 48 orësh për të gjithë personat e shoqëruar sot në Polici, në kuadër të hetimeve për manipulim të procesit të votimit në Prizren, ku mijëra vota dyshohet se janë transferuar nga një kandidat për deputet tek tjetri.

Komento: