BE përshëndet Planin Strategjik të KGJK-së: Prioritet mbrojtja e gazetarëve dhe qasja në drejtësi

13:26 | 23 Janar 2026
be-pershendet-planin-strategjik-te-kgjk-se:-prioritet-mbrojtja-e-gazetareve-dhe-qasja-ne-drejtesi

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka përshëndetur miratimin e Planit Strategjik të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për Qasje në Drejtësi, duke e vlerësuar atë si një hap të rëndësishëm në forcimin e sundimit të ligjit.

Sipas njoftimit të BE-së në Kosovë, plani i ri e bën prioritet trajtimin e rasteve të padive strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP), shpifjes, si dhe çështjet që lidhen me sigurinë e gazetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile.

“Kjo është një përparësi për gjyqtarët, duke nxitur kështu lirinë e medias dhe shprehjes në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Komento: