
Policia dhe Prokuroria Themelore e mobilizuar në Prizren, vazhdon intervistimi i të arrestuarve në Stacionin Policor.
Ndërkohë, duke nisë nga ora 15:00, kryeprokurori Petrit Kryeziu së bashku me Policinë e Kosovës, do të mbajnë konferencë për media lidhur me aksionin e Prokurorisë Themelore në Prizren, mbi falsifikimin e rezultateve zgjedhore, gjatë numërimit brenda subjekteve politike për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në regjionin e Komunës së Prizrenit.