
Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme.
Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.
I ftuar sot në “Breaking News” ishte ish-banori Juxhin Plovishti. Ai zbuloi si u prit pas daljes nga shtëpia më e komentuar e momentit.
“U përballa me komente shumë pozitive dhe shpresoj t’i kem pas edhe në punën time. Nëse do isha aty, nuk besoj që do ndryshoja gjë. Tani që e shoh nga jashtë, e shoh pak më ftohtë”, tha ai.
Lidhur me raportin Ina-Keijsi, Juxhini u shpreh: Nuk shoh sinqeritet të madh te Ina. Shoh lojë por duhet parë edhe në vazhdim. Keijsi brenda më dukej sikur shtirej, por tani ka filluar më pëlqen. Ose ndoshta është zbutur pak. Është një lëmsh që e dinë vetëm ata. Janë të palexueshëm. Më vjen keq për Stelinën, nuk ka pse bazohet vetëm te ajo histori.
