Nga Kina në Tiranë, Barbara Doda surprizon me lajmin : Jam shtatzënë!

20:26 | 23 Janar 2026
nga-kina-ne-tirane,-barbara-doda-surprizon-me-lajmin-:-jam-shtatzene!

Floriana Garo dhe arkitektja dhe politikania e re Barbara Doda

Arkitektja dhe politikania e re Barbara Doda ishte e ftuara e radhës në emisionin Elevate, ku ndau me publikun një rrëfim të hapur dhe emocional për jetën e saj personale dhe profesionale, duke zbuluar edhe një lajm të veçantë.

Gjatë bisedës së sinqertë, Barbara foli për përvojën e saj disa-vjeçare në Kinë, një periudhë që, sipas saj, i ka formësuar jo vetëm karrierën, por edhe mënyrën e të parit të jetës. Ajo ndau gjithashtu historinë e njohjes me bashkëshortin e saj italian, rrugëtimin e dashurisë, martesën dhe vendimin për të ndërtuar jetën e tyre së bashku në Tiranë.

Pa doreza dhe me çiltërsi, Barbara Doda preku tema personale, sfida dhe plane për të ardhmen, duke u ndalur te balanca mes jetës familjare dhe angazhimit publik. Momentin më emocionues të intervistës ajo e pati kur zbuloi se është në pritje të ëmbël.

“Jam shtatzënë”, u shpreh Barbara, duke ndarë me publikun një nga lajmet më të bukura të jetës së saj, që u prit me emocion dhe urime.

Intervista në Elevate solli një portret të plotë të Barbara Dodës, si profesioniste, si grua dhe si nënë e ardhshme duke reflektuar një histori jete të ndërtuar me vendime të guximshme dhe vizion për të ardhmen.

comment

Komento: