“Presidenti i Paqes”, Shtëpia e Bardhë ndan foton e Trumpit ku shihet edhe Osmani

22:26 | 23 Janar 2026
“presidenti-i-paqes”,-shtepia-e-bardhe-ndan-foton-e-trumpit-ku-shihet-edhe-osmani

Faqja e Shtëpisë së Bardhë në rrjetin social X ka ndarë një fotografi të presidentit amerikan Donald Trump, i rrethuar me liderë të tjerë.

Menjëherë prapa tij shihet edhe homologia e tij nga Kosova, Vjosa Osmani, e cila ishte ndër nënshkrueset e Kartës së Bordit të Paqes.

“Besoj fuqishëm në lidershipin e presidentit Trump dhe ekipit të tij. Kjo është për të shpëtuar jetë. [Paqja] nuk është gjithmonë e lehtë për ta arritur, por mund të mundësohet me bashkimin e të gjithëve”, kishte deklaruar Osmani pas nënshkrimit.

Komento: