U lëndua rëndë, Zeneli vjen me mesazh prekës

23:32 | 08 Qershor 2019

Arbër Zeneli, mbrëmë ishte i pa fat.

Zeneli ka falënderuar të gjithë për mbështetjen pas lëndimit të rëndë që pësoi në Podgoricë ndaj Malit të Zi.

Anësori i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, është lënduar të premten mbrëmë në barazimin 1-1 të “Dardanëve” me Malin e Zi.

Ai u detyrua të braktisë fushën që në pjesën e parë, pas një lëndimi të rëndë që pësoi në gju, lëndim që pritet ta lërë gjatë jashtë fushave.

Të shumtë ishin ata që i uruan Zenelit shërim sa më të shpejtë dhe tani ai ka reaguar së fundmi me një mesazh në “Instagram” duke falënderuar të gjitha ata që e kanë mbështetur në këto momente të vështira në karrierë.

“Faleminderit shumë për mbështetjen ne këtë kohë të vështirë”, ka shkruar Zeneli.

Komento: