
Napoli mund ta kthejë vëmendjen tek sulmuesi i Torinos, Andrea Belotti dhe ta transferojë atë, sepse Mauro Icardi po konsiderohet si shumë i shtrenjtë, raporton Calciomercato.com.
Futbollisti italian do të kushtojë me gjasë Ancelottit € 60 milion kundrejt vlerësimit të raportuar prej € 100 milion të vendosur në sulmuesin Interit, Icardi, përcjell ORAinfo.

Belotti shënoi 15 gola në 37 paraqitje për Torino në sezonin e kaluar dhe ka qenë i lidhur me rivalët e Serie A në javët e fundit./ORAinfo/