
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me mërgatën në Zvicër.
Takimi, siç bëri të ditur, e para e shtetit me anë të një postimi në Facebook u zhvillua në Shtëpinë e Kosovës në Davos.
“Gjatë qëndrimit njëditor në Zvicër, ishte kënaqësi e veçantë ta takojmë mërgatën tonë në Shtëpinë e Kosovës në Davos”.
“Secili prej tyre na bën jashtëzakonisht krenar me sukseset e të arriturat dhe jemi pafundësisht falënderues për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Kosovën”, shkruan ajo.