Kaq e kishte, nuk mundi më – largohet banorja më e zhurmshme e Big Brotherit, tani s’ka më lojë

15:12 | 25 Janar 2026

Mbrëmjen e kaluar, gjatë spektaklit të së shtunës, rrugëtimi i Lornës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 erdhi zyrtarisht në fund.

Banorja u eliminua pas televotimit të publikut, duke humbur përballë konkurrentëve të tjerë me të cilët ndodhej në nominim.

Ajo ishte përballë Selit, Mirit, Keijsit dhe Inës, një nominim që u formua si pasojë e zinxhirit të shpëtimit, një mekanizëm që shpesh sjell surpriza dhe ndryshon tërësisht balancat brenda lojës.

Lorna kishte qenë pjesë e këtij edicioni që nga Prime i parë dhe përgjatë javëve kishte përjetuar eksperiencën e plotë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, me sfida, debate, miqësi dhe strategji loje.

Pavarësisht pranisë së saj të vazhdueshme dhe përfshirjes aktive në dinamikat e shtëpisë, ajo nuk arriti të siguronte mbështetjen e mjaftueshme të publikut për të vijuar rrugëtimin drejt finales së spektaklit.

Pas daljes nga shtëpia, Lorna u shfaq në studio ku ndau emocionet e para pas eliminimit. Ajo u shpreh e habitur nga vendimi i publikut, duke pranuar se nuk e kishte pritur një rezultat të tillë në këtë fazë të lojës.

Në fjalën e saj, ish-banorja la të kuptohej se publiku ka preferuar më shumë dinamikat dhe lojën në çift, duke iu referuar raportit mes Inës dhe Keijsit, sesa një lojë individuale si ajo që kishte ndjekur vetë gjatë qëndrimit në shtëpi.

Deklarata e saj u shoqërua me reflektime mbi mënyrën se si perceptohet loja nga jashtë dhe mbi faktin se shpesh publiku zgjedh historitë emocionale dhe marrëdhëniet mes banorëve, më shumë sesa strategjinë personale.

Me eliminimin e Lornës, gara në Big Brother VIP Albania 5 bëhet edhe më e fortë, ndërsa banorët e mbetur vazhdojnë betejën për çmimin e madh dhe për simpatinë e publikut./ORAinfo/

Komento: