DJ Gimbo tregon këshillën që i ka dhënë Gjesti para se të hynte në Big Brother

18:26 | 25 Janar 2026
dj-gimbo-tregon-keshillen-qe-i-ka-dhene-gjesti-para-se-te-hynte-ne-big-brother

DJ personal i Gjestit, fituesit të Big Brother VIP Albania 4, Gimbo, është bërë banori më i ri i këtij formati.

Ai iu bashkua shtëpisë më të famshme të shtunën, ku pas tij u fut edhe këngëtarja Baby G.

I njëjti tregon edhe një këshillë që ka marrë nga miku i tij i ngushtë për lojën brenda.

“Këshilla që më ka dhënë Gjesti, shko edhe fito”, u shpreh ai.

Mbetet për t’u parë se si do të jetë loja e DJ Gimbos dhe nëse ka marrë ndonjë mësim nga Gjesti.

Ky i fundit ka kohë që ka bërë një tërheqje nga rrjetet sociale pasi vëllai i tij vdiq në një aksident me motoçikletë.

Kjo ishte një tronditje e madhe për artistin dhe familjen e tij në vitin që lamë pas.

Komento: