Labi: Është mëkat të mos jem në finale

07:26 | 26 Janar 2026
labi:-eshte-mekat-te-mos-jem-ne-finale

Labinot Rexha ka kaluar dy muaj në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.

Derisa kanë ngelur edhe një muaj deri në përfundim të spektaklit, banorët e këtij edicioni kanë nisur me aludime.

Këngëtari nga Rahoveci thotë se ka qenë shumë i zhurmshëm dhe se e meriton finalen.

“Si unë që kam bërë zhurmë këtu nuk besoj që ka bërë dikush”, u shpreh ai.

Në vazhdim gjatë bisedës me Lim Hotin theksoi: “Është mëkat unë të mos jem në finale”.

Labi ka qenë protagonist thuajse në çdo ngjarje e temë të zhvilluar në Big Brother, ndonëse ka marrë edhe shumë kritika për lojën që ka bërë.

Sidoqoftë, mbetet për t’u parë nëse Labi do të jetë një nga finalistët e këtij edicioni.

Komento: