Dyshohet se dhjetëra minatorë kanë mbetur të ngujuar në Minierën e Trepçës si pasojë e një defekti në furnizimin me energji elektrike

08:56 | 26 Janar 2026
dyshohet-se-dhjetera-minatore-kane-mbetur-te-ngujuar-ne-minieren-e-trepces-si-pasoje-e-nje-defekti-ne-furnizimin-me-energji-elektrike

Dyshohet se dhjetëra minatorë kanë mbetur të ngujuar në Minierën e Trepçës, pasi nuk kanë arritur të dalin pas përfundimit të ndërrimit të dytë, për shkak të një defekti në furnizimin me energji elektrike.

Sipas raportimeve të mediumit “Jepi zë”, minatorët e ndërrimit të dytë kanë mbetur të bllokuar në horizontet 10, 9 dhe 8, qindra metra nën tokë. Raportohet se ata është dashur të dalin nga miniera disa orë më parë, por problemi me energjinë elektrike ka pamundësuar funksionimin normal të ashensorëve dhe daljeve të sigurisë, duke e bërë të pamundur evakuimin e tyre.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh një situatë e tillë në Trepçë. Vetëm disa ditë më parë, për shkak të një defekti të ngjashëm në energjinë elektrike, disa minatorë kishin mbetur po ashtu të bllokuar qindra metra nën tokë.

Komento: