Rrihen mes vete dy kirurgë në QKUK

12:56 | 26 Janar 2026

Dy kirurgë janë rrahur në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Bëhet e ditur  se rasti ka ndodhur te ashensori, ku edhe janë përplasur fizikisht mjekët B.K., dhe Xh.A.

Thuhet se zanafilla e këtij incidenti është që nga e premtja në një mbledhje të kolegjiumit të kirurgëve, ku dy të përfshirët në rast kishin filluar përplasjen verbale.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe policia, të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

B.K dhe Xh.A rrezikojnë hetimin në Polici, por edhe komisionin disiplinor në QKUK.

Komento: