Vuçiq: ShBA paraqiti një kërkesë “politike” dhe një me energjinë për nisjen e Dialogut Strategjik

13:56 | 26 Janar 2026
vuciq:-shba-paraqiti-nje-kerkese-“politike”-dhe-nje-me-energjine-per-nisjen-e-dialogut-strategjik

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë të hënën se njëra kërkesë zyrtare për nisje të Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara lidhet me energjinë, ndërsa tjetra është politike.

Ai nuk ka dhënë më shumë hollësi për kërkesat, raporton REL. Kërkesat fillimisht i kishte përmendur pas një takimi që ka zhvilluar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, para disa ditësh.

Sa i përket Dialogut Strategjik mes ShBA-së dhe Serbisë, për të është folur në gusht të vitit 2025, mirëpo ai nuk ka nisur ende. Ky dialog ishte planifikuar të niste edhe mes Kosovës dhe SHBA-së, mirëpo autoritetet amerikane e pezulluan atë në shtator të vitit të kaluar për një kohë të pacaktuar, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë.

Komento: