Konflikt në rrugën “Migjeni” në Prishtinë, Policia inicion rast për kanosje

14:26 | 26 Janar 2026
konflikt-ne-rrugen-“migjeni”-ne-prishtine,-policia-inicion-rast-per-kanosje

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 11:00 ka pranuar informatën për një konflikt që ka ndodhur në rrugën “Migjeni” në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur  se, sipas të dhënave fillestare, në rast janë përfshirë dy persona.

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një konflikt, i cili ka ndodhur në rrugën Migjeni në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë përfshirë dy persona”, tha Pllana.

Ai ka shtuar se, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Kanosje”.

“Në koordinim me Prokurorin e Shtetit rasti është iniciuar Kanosje”, ka theksuar zëdhënësi i Policisë.

Sipas tij, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit është duke u marrë me sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit po merret për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka përfunduar Pllana.

Komento: