Dramë, lot dhe puthje: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Prime

07:26 | 27 Janar 2026
drame,-lot-dhe-puthje:-krejt-cka-ndodhi-mbreme-ne-prime

Prime-i i 21-të i Big Brother VIP Kosova 4, solli një natë të mbushur me tensione, debate të zjarrta, përballje direkte, madje edhe puthje të papritura që mbajtën publikun të mbërthyer gjatë gjithë spektaklit.

Mbrëmja nisi me një debat të ashpër mes Hygertës dhe Ludos, ku ky i fundit nuk i kurseu akuzat, duke përdorur edhe gjuhë provokuese ndaj banores.

Pos tjerash, Ludo paralajmëroi se “do të hedhë një bombë” ndaj Londrimit, duke lënë të kuptohet se publiku do të befasohet nga ajo që ai pretendon se di.

Pas këtyre deklaratave, Londrimi kërkoi ballafaqim të drejtpërdrejtë, duke u shprehur i gatshëm për një përballje ballë për ballë.

Gjatë natës, trekëndëshi Benita-Klodi-Elijona ishte një tjetër temë e nxehtë e mbrëmjes, ku Londrimi deklaroi se problemi kryesor është mungesa e vendosmërisë së Klodit, duke shtuar se Benita do të ishte e gatshme për një hap përpara nëse ai do ta bënte i pari.

Ndërkohë raporti mes Limit, Albës dhe Dolces vazhdoi të jetë në qendër të vëmendjes. Debatet mes vajzave u shoqëruan me replika të forta, ndërsa Dolce u shpreh prerë se ajo “kurrë nuk do të qante për një mashkull”.

Një moment i papritur ndodhi mes Limit dhe Albës, të cilët në “Dhomën e Rrëfimit” shkëmbyen puthje, duke lënë të kuptohet një ribashkim të mundshëm.

Megjithatë, Dolce u shpreh e bindur se ata do të ndahen sërish.

Prime-i kulmoi me rrëfimin prekës të Arditit, i cili ndau me publikun historinë e tij jetësore, nga humbja e babait në vitin 2007 deri te përballja me sëmundjen e nënës, të cilën e humbi në vitin 2020. Me lot në sy, ai tregoi sakrificat e bëra dhe dhimbjen e madhe, duke prekur zemrat e publikut.

Ndërkohë, këtë javë në nominim kanë shkuar Aurora dhe Suanita, Labinoti dhe Kushtrimi.

comment

Komento: