
Këngëtarja e shumë hiteve, Albina Kelmendi sot feston ditëlindjen.
Krijuesja e shumë hiteve mbush plot 28-vjet jetë, shkruan Indeksonline.
Urimi më i ëmbël i erdhi nga bashkëshorti Valon Vataj, i cili i shkroi fjalët me emocionuese asaj.
“ALBINA gëzuar ditëlindjen dashni!
Me ty jeta ime u bë ma e bukur dhe ma e plotë. Faleminderit që je gruaja ime, shoqja ime dhe forca ime. Të dua pafund dhe të uroj shëndet, dashni dhe qetësi çdo ditë të jetës”! shkroi ai.

Ndryshe, Kelmendi njihet për vokalin e saj si dhe stilin e veçantë duke qenë e kërkuar në çdo vend ku ka shqiptar.
