Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr dy vendime

13:56 | 27 Janar 2026
qeveria-ne-detyre-mban-mbledhje-elektronike,-merr-dy-vendime

Qeveria në detyrë ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar dy vendime.

Në njërin, Qeveria në detyrë miratoi themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ndërsa në të dytin miratoi autorizimin e pagesës në shumë prej 154,000 euro për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për rritjen e kuotës së kapitalit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në BERZH.

Komento: