Arrestimi i dy zyrtarëve të komunës së Prishtinës, Rama: Askush mbi ligjin, jemi të hapur për çdo verifikim nga organet

13:56 | 27 Janar 2026
arrestimi-i-dy-zyrtareve-te-komunes-se-prishtines,-rama:-askush-mbi-ligjin,-jemi-te-hapur-per-cdo-verifikim-nga-organet

Është raportuar për arrestimin e dy zyrtarëve në Komunë të Prishtinës, për çka ka reaguar kryetari Përparim Rama, i cili tha se si komunë janë të hapur për organet kompetente të kryejnë çdo verifikim.

“Askush mbi ligjin”, shkroi Rama.

Postimi i plotë:

Kryeqyteti riafirmon përkushtimin ndaj sundimit të ligjit dhe funksionimit të pavarur të institucioneve të drejtësisë të Republikës së Kosovës.

Në lidhje me arrestimin e zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, Kryeqyteti do të ofrojë bashkëpunim të plotë me të gjitha organet kompetente, në përputhje me detyrimet ligjore dhe standardet e një shteti demokratik.

Në këtë frymë, Kryeqyteti Prishtina mbetet i hapur për çdo proces verifikimi dhe veprim procedural, në frymë bashkëpunimi dhe me respekt të plotë për organet e drejtësisë të Republikës së Kosovës.

Askush mbi ligjin!

Komento: