Bllokimi i kompanive kosovare nga protesta, ambasada në Shkup del me njoftim

15:56 | 27 Janar 2026
bllokimi-i-kompanive-kosovare-nga-protesta,-ambasada-ne-shkup-del-me-njoftim

Ambasada e Kosovës në Shkup ka dalë me një njoftim lidhur me pengesat e qarkullimit të kamionëve, si pasojë e protestës së përbashkët të transportuesve nga rajoni.

Trafiku i mallrave drejt dhe nga territori i Maqedonisë së Veriut vazhdon të jetë i bllokuar, përveç për produktet ushqimore dhe mallrat e ndjeshme, u bë e ditur në njoftim.

Megjithatë, ambasada njoftoi se janë në komunikim me organet kompetente për gjetjen e një zgjedhjeje.

“Protesta lidhet me shqetësimet për zbatimin e Sistemit Evropian të Hyrje-Daljes (EES) në Zonën Schengen dhe pritet të zgjasë të paktën 7 ditë. Trafiku i automjeteve private po zhvillohet normalisht.

Ambasada është informuar lidhur me bllokimin e disa transportuesve të kompanive kosovare me ç’rast jemi në komunikim me autoritetet relevante për të gjetur një zgjidhje eventuale.” 

Komento: