
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve, ku deri më tani janë rinumëruar mbi 77% apo 1 mijë e 973 nga 2 mijë e 557 vendvotime. Sipas rezultateve shumë kandidatë për deputetë kanë pësuar ndryshime në numrin total të votave, duke përfshirë edhe liderët e partive politike.
Bazuar në të dhënat e 77% të votave të rinumëruara, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti deri më tani ka minus 413 vota. Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka minus 104 vota, ndërkaq Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës, minus 167. I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj momentalisht ka 28 vota plus.