Dëmtimi i kuranit në Gjakovë, Policia: Nuk dihet kush e ka kryer dhe me çfarë qëllimi, rasti po hetohet

18:56 | 27 Janar 2026
demtimi-i-kuranit-ne-gjakove,-policia:-nuk-dihet-kush-e-ka-kryer-dhe-me-cfare-qellimi,-rasti-po-hetohet

Fotografia është raportuar në media. Është raportuar se në Gjakovë është dëmtuar libri i shenjë Kur’ani.

Vlera Krasniqi, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, ka thënë se një libër fetar është gjetur i dëmtuar por që nuk dihet kush e ka kryer veprimin e me çfarë qëllimi. Ajo ka thënë se është njoftuar prokuroria, dhe janë duke ndërmarr veprimet për sqarimin e rrethanave.

“Sot, në zonën e Çabratit në Gjakovë, është gjetur një libër fetar i dëmtuar. Aktualisht nuk dihet se kush e ka kryer këtë veprim dhe as cili ka qenë qëllimi. Lidhur me ngjarjen është njoftuar prokurori i prokurorisë speciale, përderisa jemi duke ndërmarr veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë ajo. /Gazeta Express

Komento: