Dhuna dhe terrorizmi nuk kanë vend në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”- Joe Biden reagon për ngjarjet në Mineapolis: Shkelen vlerat tona më themelore

19:56 | 27 Janar 2026
dhuna-dhe-terrorizmi-nuk-kane-vend-ne-shtetet-e-bashkuara-te-amerikes”-joe-biden-reagon-per-ngjarjet-ne-mineapolis:-shkelen-vlerat-tona-me-themelore

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dënoi sot ngjarjet e javëve të fundit në Minneapolis, si edhe vdekjen e dy qytetarëve amerikanë nga të shtënat e agjentëve federalë, gjatë protestave kundër pranisë së autoriteteve të zbatimit të ligjit për emigracionin.

“Dhuna dhe terrori nuk kanë vend në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht kur vetë qeveria jonë shënjestron qytetarë amerikanë,” deklaroi demokrati, paraardhësi i Donald Trumpit, duke shtuar se këto ngjarje “shkelin vlerat më themelore mbi të cilat janë ndërtuar Shtetet e Bashkuara”. /Panorama

Komento: