
Nxënësi Zejn Zejnullahu, që më herët u raportua si i zhdukur e më pas u gjet në lumin e Gadimes, fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Lajmi është konfirmuar nga të afërmit që i dolën në ndihmë, shkruan IndeksOnline.
“Pas një përpjekje të madhe që ju afruam ne, vendasit dhe mjekët, nxënësi jonë, Zejna nuk arriti të shpëtojë. Lusim Zotin e madh të mos ketë këso raste. Ngushëllime familjes!” shkroi Driton Shabiu.
Gjendja e Zejnës, në momentin e gjetjes, ka qenë e rëndë.
Burime të IndeksOnline kanë treguar se, pas nxjerrjes nga lumi, është vërejtur se fëmija ka puls dhe i është dhënë ndihma e parë.
“Pas ndihmës së parë, kemi parë që një sasi e madhe e ujit i ka dalë prej gojës”, ka thënë një dëshmitar nga vendi e ngjarjes.
Nxënësi u dërgua me urgjencë për tretman mjekësor në QKUK.
Me t’u pranuar në Shërbim Emergjent, filloi reanimimi në të.
Për fat të keq, ai humbi luftën me vdekjen.
Zejn Zejnullahu raportohet të jetë zhdukur pas përfundimit të procesit mësimor, sot.