Trump: Vrasjet e Good dhe Pretti në Minneapolis, të tmerrshme

23:56 | 27 Janar 2026
trump:-vrasjet-e-good-dhe-pretti-ne-minneapolis,-te-tmerrshme

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se “do të de-eskalojnë pak situatën” në Minnesota.

Këto komente, ai i bëri gjatë një bisede për Fox.

I pyetur mbi situatën në Minneapolis, ai tha se shifrat e krimit janë “të mira” sepse operacionet e vazhdueshme të migrimit atje i larguan nga rrugët “kriminelët e regjur”.

Ai thekson se Tom Homan, “cari i kufirit” të Shtëpisë së Bardhë është duke i takuar atje zyrtarët lokalë.

“Do ta de-eskalojmë pak situatën atje”, tha ai.

Duke vazhduar të flasë për “Fox News”, Trump tha se dy vrasjet e fundit në Minneapolis nga agjentët federalë – të Renee Good dhe Alex Pretti – ishin “të tmerrshme”.

Ai vlerësoi prindërit e Goodit që mbështesin Trumpin, duke shtuar se Good mund të jetë “radikalizuar”.

Komento: