Kryetari i Lipjanit shpreh ngushëllime për vdekjen e të miturit: Dhimbje e madhe për familjen, shkollën dhe komunën

08:26 | 28 Janar 2026
kryetari-i-lipjanit-shpreh-ngushellime-per-vdekjen-e-te-miturit:-dhimbje-e-madhe-per-familjen,-shkollen-dhe-komunen

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, në emër të institucioneve komunale, i shpreh ngushëllimet familjes Zejnullahu për ndarjen nga jeta të të riut Zejn Zejnullahu, nxënës i shkollës fillore “Zenel Hajdini” në Gadime, thuhet në telegram ngushëllimin e Ahmetit.

Ahmeti shkruan se “kjo ngjarje e rëndë ka tronditur të gjithë qyetatrët. Humbja e një jete të re është një dhimbje e madhe për familjen, shkollën dhe për gjithë komunën tonë”.

“Lusim Zotin e Madhërishëm që raste të tilla të mos përsëriten më dhe t’i japë forcë familjes për ta përballuar këtë humbje të rëndë”, thuhet tutje në telegram ngushëllimin e Ahmetit.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes Zejnullahu, të afërmve, shokëve, mësimdhënësve dhe gjithë qytetarëve të Gadimes. Zoti e mëshiroftë!”, përfundon ai.

Komento: