Gjilan: Arrestohet një i dyshuar për trafikim me njerëz

09:26 | 28 Janar 2026
gjilan:-arrestohet-nje-i-dyshuar-per-trafikim-me-njerez

Një person është arrestuar në Gjilan, pasi dyshohet të ketë kryer veprën penale “Trafikim me njerëz”.

Rasti ka ndodhur pak pas mesnatës së 22 janarit.

Sipas policisë, i dyshuari, mashkull kosovar, është identifikuar dhe arrestuar, për t’u intervistuar më pas në stacion policor të Gjilanit.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti u iniciua si “Trafikim me njerëz”./Gazeta10

Komento: