Kontrabandë në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, konfiskohen telefona dhe marihuanë

09:26 | 28 Janar 2026
kontrabande-ne-qendren-e-paraburgimit-ne-mitrovice,-konfiskohen-telefona-dhe-marihuane

Në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, gjatë kontrollit të perimetrit të jashtëm nga zyrtarët korrektues, janë zbuluar dhe konfiskuar tri pako me kontrabandë.

Gjatë kontrollit janë gjetur dy telefona mobilë iPhone, dy telefona mini, tri paketime me marihuanë, si dhe tri koka të adaptuara për mbushje.

Dyshohet se kontrabanda është hedhur nga jashtë perimetrit të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë. Lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë ka nisur hetime të brendshme.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë me kontrolle të vazhdueshme dhe me zbatim rigoroz të masave të sigurisë, me qëllim parandalimin e veprimeve të kundërligjshme dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë në institucionet korrektuese”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Komento: