1 muaj paraburgim për deçanasin që dyshohet se dhunoi një grua

09:26 | 28 Janar 2026
1-muaj-paraburgim-per-decanasin-qe-dyshohet-se-dhunoi-nje-grua

Prokuroria Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit M.N., për veprën penale ‘dhunimi’.

Departamenti për Krime të Rënda, me gjyqtarin e procedurës paraprake Shaqë Curri, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit, i cili dyshohet se më 25 janar ka kryer veprën penale në Deçan.

Paraburgimi llogaritet nga data e arrestimit të të pandehurit, 26.01.2026, ora 12:00, dhe do të zgjasë deri më 25.02.2026, ora 16:00./Gazeta10

Komento: