
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Shijak.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kodër Shijak, ku dy kushërinj janë konfliktuar me një 45-vjeçar, të cilin e kanë plagosur me armë zjarri, raporton A2.
Policia po kryen kontrolle intensive për kapjen e dy personave të dyshuar, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.