Shtetasi i Kroacisë i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar arrestohet në Prishtinë

10:26 | 28 Janar 2026
shtetasi-i-kroacise-i-kerkuar-me-urdherarrest-nderkombetar-arrestohet-ne-prishtine

Një shtetas i Kroacisë është arrestuar të martën në Prishtinë, në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi ka ndodhur më rreth orës 10:30.

Pas arrestimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë lidhur me veprën për të cilën i dyshuari është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Komento: