Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Ramadan Meholli – Kryertari Idrizi shpreh ngushëllime

10:26 | 28 Janar 2026
vdes-ish-ushtari-i-uck-se,-ramadan-meholli-–-kryertari-idrizi-shpreh-ngushellime

Ka vdekur punonjësi i Komunës së Vushtrrisë, njëherësh ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramadan Meholli.

Ngushëllime ka ndarë kreu i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili tha Meholli do të kujtohet gjithmonë për kontributin e dhënë në shërbim të atdheut, si dhe për punën dhe përkushtimin e tij në shërbim të qytetarëve.

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë në Komunën e Vushtrrisë dhe ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramadan Meholli.

“Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Vushtrrisë, i shpreh ngushëllimet e mia familjes Meholli, kolegëve në Komunën e Vushtrrisë dhe gjithë qytetarëve. Ramadan Meholli do të kujtohet gjithmonë për kontributin e dhënë në shërbim të atdheut, si dhe për punën dhe përkushtimin e tij në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar ai.

Komento: