Rinumërimi po shkon drejt fundit, këta janë kandidatët e vetëm për deputetë që as nuk u janë shtuar e as hequr vota

13:56 | 28 Janar 2026
rinumerimi-po-shkon-drejt-fundit,-keta-jane-kandidatet-e-vetem-per-deputete-qe-as-nuk-u-jane-shtuar-e-as-hequr-vota

Rinumërimit në nivel të vendit po i afrohet fundit. Në listat e partive politike tashmë KQZ ka evidentuar votat e manipuluara, dhe mbi 95 % e kandidatëve ose kanë marrë vota shtesë ose iu janë hequr disa.

Për manipulimet me mijëra vota, Prokuroria tashmë është aktivizuar dhe janë arrestuar disa persona të dyshuar.

Por cilët prej kandidatëve të partive politike as nuk u janë hequr e as shtuar vota.

Në Lëvizjen Vetëvendosje të Ablin Kurtit janë kandidatët për deputetë, Vigan Qorolli dhe Avdullah Klinaku.

Në Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk ka asnjë emër të cilit nuk i kanë lëvizur votat pas rinumërimit.

Derisa në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës që drejtohet nga Ramush Haradinaj, kandidatë të cilëve nuk iu kanë lëvizur votat pas rinumërimit janë: Xhemile Murati Shabani, Edona Sylejmani dhe Esmehan Karkuki.

Komento: