Certifikohen 15 zyrtarë korrektues në Dubravë

15:26 | 28 Janar 2026
certifikohen-15-zyrtare-korrektues-ne-dubrave

Në Burgun e Dubravës është realizuar certifikimi i 15 zyrtarëve korrektues, të cilët kanë përfunduar me sukses trajnimin për ndihmën e parë.

Sipas njoftimit zyrtar, ky trajnim është zhvilluar në kuadër të programeve të rregullta të trajnimit të stafit dhe ka pasur për qëllim forcimin e njohurive bazë për reagim të shpejtë në situata emergjente

“Shërbimi Korrektues i Kosovës vazhdon të jetë i përkushtuar në zhvillimin profesional dhe edukativ të stafit, duke investuar në trajnime që rrisin sigurinë, përgjegjësinë dhe cilësinë e shërbimit”.

Komento: