Inën apo Stelinën? Keijsi i vë vulën, ja cilën nga vajzat zgjedh për të takuar jashtë kamerave

19:26 | 28 Janar 2026
inen-apo-stelinen?-keijsi-i-ve-vulen,-ja-cilen-nga-vajzat-zgjedh-per-te-takuar-jashte-kamerave

Ina/ Kejsi/ Stelina

Banori i BBV 5, Keisji u përjashtua nga ky edicion për shkak se theu rregullat, duke përdorur gjuhë denigruese të përsëritur ndaj Kristit.

Pas daljes nga shtëpia, ai foli për herë të parë për emisionin ‘Shqipëria Live’, ku zbuloi më shumë për raportin e tij me Stelinën dhe Inën.

Sa i përket Stelinës, ai tha se e ka mbyllur përfundimisht, ndërsa për Inën deklaroi se do të vazhdojë njohjen jashtë.

Keijsi foli edhe për lojën, duke thënë se Inën e goditën moralisht.

“Pasi hyri Ina, me Stelinën patëm një krisje të madhe, për pritjen që unë i bëra. Puthja me Inën ndodhi vetëm një herë, në atë video që është transmetuar. Ina nuk dinte gjë për videon. Në aspektin moral, e goditën shumë.

Sikur ajo është një njeri i pavlerë. Ina nuk ka hyrë mes meje dhe Stelinës. Me Stelinën jam shkëputur për arsye pasigurisë, siç ndodhi dhe aty. Me Stelinën e kam mbyllur përfundimisht. 

Stelina erdhi me tendencë, u nis nga dëshira dhe përfundoi me tendencë. Lidhjen me Inën do ta vazhdoj jashtë”, u shpreh ai.

comment

Komento: