Londrimi bëhet viral në Brazil, ja çka thojnë për banorin e BBVK!

20:26 | 28 Janar 2026
londrimi-behet-viral-ne-brazil,-ja-cka-thojne-per-banorin-e-bbvk!

“Big Brother VIP Kosova” po dëshmon se nuk ka kufij!

Moderatori i këtij formati, Alaudin Hamiti, ka ndarë së fundmi një mesazh mjaft interesant që u ka mbërritur nga largësia, pikërisht nga Brazili.

Një ndjekës ndërkombëtar i quajtur Fabricio ka kontaktuar për të treguar se si spektakli po tërheq vëmendje përtej “flluskës” evropiane. Shkak për këtë është bërë një moment viral i banorit Londrim, i cili ka pushtuar rrjetin social “X” në Brazil.

“Ndërkohë një shikues nga Brazili na çoi këtë moment viral të Londrimit në X në Brazil dhe po kërkon një formë bashkëpunimi me ne,” shkroi Alaudini krahas fotos ku Londrimi shfaqet duke kërcyer.

Duket se energjia e Londrimit ka kaluar oqeanin!

Insta

Komento: