Ramush Haradinaj shpërndan foto me kandidatin e AAK-së që humbi jetën sot: U dallua qysh në rininë e tij

20:56 | 28 Janar 2026
ramush-haradinaj-shperndan-foto-me-kandidatin-e-aak-se-qe-humbi-jeten-sot:-u-dallua-qysh-ne-rinine-e-tij

Personi i gjetur sot pa shenja jete brenda veturës në Veternik të Prishtinës, ishte kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

Viktima është Hekuran Hoxha, pjesë e listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Për vdekjen e Hoxhës, ka ngushëlluar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Postimi i plotë:

Hekuran Hoxhën e kishim koleg shumëvjeçar në Aleancë. Qysh në rininë e tij, ai ishte i angazhuar në aktivitetet politike në kuadër të Aleancës, ku u dallua gjithmonë për afërsinë, korrektësinë dhe respektin ndaj gjithsecilit. Ndarja e tij nga jeta na tronditi të gjithëve!
Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së nderuar Hoxha, miqve dhe të gjithë kolegëve në Aleancë.
Qoftë i përhershëm kujtimi për ty, Kani!

Komento: