
Mbrëmjen e së martës, një nxënëse e shkollës së Mesme të Lartë Teknike “Mehmet Isai” në Gjilan, së bashku me nënën e saj mori rrugën për në stacionin policor.
Kjo për të denoncuar për ngacmim seksual profesorin e saj.
Sipas nxënësve të kësaj shkolle, profesori dyshohet se ka ngacmuar seksualisht me fjalëtë miturën.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur gjatë orës mësimore.
Derisa, drejtoresha e kësaj shkolle Luljeta Tahiri për Kanal10 ka thënë se asnjëherë më parë nuk ka pasur ankesa të tilla nga nxënësit për profesorin e dyshuar për ngacmim.
Udhëheqësi i sektorit të drejtorisë së arsimit në komunën e Gjilanit, Jetmir Jerliu ka thënë se janë duke u marrë me të gjitha procedurat ligjore lidhur me rastin.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar.
“Është raportuar se viktima femër kosovare është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.”
Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë në fazë të ndjeshme dhe do të vazhdojnë me prioritet të lartë, duke garantuar mbrojtje të plotë për viktimën e mitur./Gazeta10