Ekstradohet nga Italia për në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

09:56 | 29 Janar 2026
ekstradohet-nga-italia-per-ne-kosove-i-kerkuari-me-urdherarrest-nderkombetar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ILECU, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, më 28.01.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar F. V., nga Italia për në Kosovë.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet italiane, pasi që ai kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprat penale “falsifikim i dokumenteve” dhe “legalizim i përmbajtjes së rreme” dhe se ai i ishte shmangur drejtësisë.

Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit në mes të institucioneve të R. Kosovës dhe atyre italiane.

Komento: