
Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademjat, ku të akuzuar janë bashkëshorti i saj Naim Murseli, Granit Palva dhe Kushtrim Kokalla.
I akuzuari kryesor, Nami Murseli po deklarohet në gjykatë.
Mbrojtësi i Naim Murselit, avokati Shemsedin Piraj është duke e marrë në pyetje të akuzuarin.
Murseli e ka përshkruar marrëdhënien e tij me Liridonën si shumë të mirë, të cilën e ka përshkruar si nënë të mrekullueshme dhe grua të devotshme.
“Kemi pasë 11 vite martesë me Liridonën, si rezultat kemi dy fëmijë dhe marrëdhënia ime me Liridonën ka qenë shumë e mire. Ka qenë një grua e mrekulleshme, nënë e përkushtuar dhe shumë e devotshme. Liridona kishte shumë dëshirë të bëhet nënë dhe kishte probleme me mbetë shtatzënë, por më pas na u realizua ëndrra ajo u bë nënë dhe unë u bëra babë. Çdo gjë ka qenë në rregull mes neve”, tha Murseli në Gjykatë.