
Një person i kërkuar nga organet e rendit është arrestuar sot në Prizren, pasi ishte i dënuar me burgim efektiv për vepra që lidhen me narkotikët.
Sipas Policisë, zyrtarët e Njësisë për Realizimin e Urdhëresave në kuadër të Stacionit Policor Prizren, pas veprimeve operative-hetimore dhe zbatimit të një plani taktiko-operativ, kanë arritur të lokalizojnë dhe arrestojnë të dyshuarin E.Q., nga Prizreni.
“I njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte i dënuar me vite burg efektiv me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.
I arrestuari është dënuar me 2 (dy) vite burg për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, thuhet në njoftimin e policisë
Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar fillimisht në Stacionin Policor në Prizren, ndërsa më pas është dërguar për vuajtjen e dënimit.